Valë arrestimesh për korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtatëmbëdhjete zyrtarë policie dhe të pushtetit vendor që u arrestuan mbrëmjen e të entjes në Durrës, dhe një tjetër që u shpall në kërkim, dyshohet se kanë bashkëpunuar dule lejuar ndërtime pa leje në këmbim të rryshfeteve. Fjala është për disa ndërtrime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut përgjatë vitit 2019. Mes të arrestuarve eshte dhe shefi i rendit të Policisë Shijak, Besnik Domi si dhe shefi i stacionit të maznës Sami Xhafa. Nga hetimet rezulton se shtatëmbëdhejt të arrestuarit kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin e parave ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina e objekte biznesi. Me anë të kësaj skeme abuzive ata shmangnin zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.Po ashtu këta persona përveçse kanë favorizuar biznesmenët të ndërtonin pa leje, kanë falsifikuar edhe dokumentet duke mos raportuar ngjarjet kriminale në lidhje me abuzimet që beheshin në zona të ndryshme me lejet e ndertimit.