Doda dhe Ademi akuzohen për korrupsion - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Rasim Doda, gjyqtari i Gjykatës se Sarandës, i cili akuzohet per korrupsion. Ai është përballur sot me koleget ne Gjykatën e Krimeve te rënda, të cilët do të shqyrtojnë çështjen ndaj tij. Por seanca nuk zgjati më shumë se 10 minuta, pasi gjyqtari kërkoji te mbrohej edhe nga një tjetër avokat përveç atij qe kishte ne seance. Po sot gjyqtaret e kësaj gjykate nisen gjykimin edhe per nje tjetër kolege. Parashqevi Ademi nuk kishte preferuar te ishte e pranishme, duke u përfaqësuar nga avokati i saj. Ndryshe nga kolegu Doda, ish-gjyqtarja e Gjykatës se Lezhës ka kërkuar gjykim te shkurtuar, duke pranuar aktet ne gjendjen qe janë Gjate dy viteve te fundit Prokuroria ka proceduar penalisht katër gjyqtare, te akuzuar per korrupsion dy prej te cilëve jane dënuar, ndërsa dy te tjere janë ende ne gjykim.