Bardhi: PS po vonon reformën zgjedhore

  • 4 years ago
Partia Demokratike akuzon mazhorancën se po vonon reformën zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazmend Bardhi, tha pas një takimi me strukturat e partisë në Bushat të Shkodrës se opozita ka shprehur gjithmonë gatishmëri për të marrë pjesë në proces.

?Ne jemi duke punuar në mënyrë intensive për reformën zgjedhore. Kemi drejt finalizimit të gjitha propozimet tona. Sigurisht, që pyetja nuk shtrohet nëse do të marrim pjesë apo jo ne. Sepse ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore. Deri në këtë moment që flasim, pala tjetër, kundërshtari ynë politik, PS, nuk ka hedhur asnjë hap, duke tentuar të vonojë realizimin e reformës zgjedhore.

Bardhi thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga protestat.

?Pa asnjë diskutim, çdo mjet demokratik që sjell largimin e kësaj qeverie, përfshirë edhe protestat popullore, janë një mundësi reale për ditët në vijim?.

Numri 2 i demokratëve tha se opozita do të vijojë të denoncojë të shkuarën e të zgjedhurve socialistë ndërsa akuzoi ministrinë e drejtësisë se ka vonuar qëllimisht nisjen e letërporosisë në Itali për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani.

Tv Klan