• 4 years ago
Një shtetas britanik, por që kërkohet nga drejtësia e Bahreinit u la nga Gjykata e Tiranës nën arrest me burg, derisa Mbretëria e Bahreinit të sjellë kërkesën për ekstradimin e tij.


I dyshuari, me profesion mjek, Saad Hussein Jasem, lindur në Irak dhe banues në Londër, u arrestua në aeroportin e Rinasit menjëherë sapo kishte hyrë në vendin tonë .Sikurse i dyshuari ka shpjeguar paraprakisht dhe në prani të mbrojtësit, ai kishte zgjedhur Shqipërinë për pushimet dimërore . 55-vjeçari britaniko ? iraken ka kundërshtuar arrestimin pasi sipas tij çështja, për të cilën kërkohet nga gjykata e Bahreinit, është një histori civile. Por, prokuroria e thotë se emri i Saad Hussein Jasem rezulton në sistemin e Interpol për dyshimet se ai ka mashtruar me çeqet.

Sipas qëndrimit të prokurorisë, Jasem është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata e Bahreinit dhe më pas është lëshuar edhe një mandat arresti që i përket vitit 2016. Ekziston rreziku, shton më tej akuza, që Jasem të largohet për t?ju shmangur ekstradimit dhe në këtë rast ai duhet të mbahet në burg me qëllim ekstradimin. Avokati Isuf Shehu u shpreh se do ta apelojë vendimin me arsyetimin se i dyshuari nuk paraqet rrezikshmëri.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrest#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended