• 4 years ago
Në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar protestat për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd, në Mineapolis, ndërsa shumë shtete kanë vendosur masën e shtetrrethimit për të parandaluar trazirat, dhunën dhe plaçkitjet.


Dhjetëra qytete, përfshirë Nju Jorkun në Los Anxhelosin po zbatojnë shtetrrethimet, ndërsa presidenti Donald Trump po rrit presionin ndaj guvernatorëve për të angazhuar Gardën Kombëtare një ditë pasi ai kërcënoi me ndërhyje të ushtrisë kundër trazirave dhe plaçkitjeve. Në Uashington, automjetet e blinduara ushtarake dhe policia u pozicionuan në rrugët e qytetit. Në Nju Jork kishte raportime për disa plaçkitje dhe dëme në prona.

Policia tha se kishte bërë disa arrestime. Protestuesit kanë kundërshtuar masën e izolimit në këtë shtet. Disa protestues ishin akoma jashtë rrugëve pas orës 7 të pasdites, por më pak se netët e mëparshme pasi tensionet dukej se ishin qetësuar për dallim nga një ditë më parë. Afro-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë ? njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë. Disa video të publikuara treguan sesi një polic i bardhë, gjatë arrestimit të George Floyd, bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur ?të lutem, nuk mund të marr frymë? dhe ?mos më vrit?.

George Floyd më vonë vdiq në spital. Videoja e incidentit nuk tregon se si nisi konfrontimi. Katër oficerët e përfshirë në çështjen Floyd janë pushuar nga puna. Ndaj policit që shihej tek bënte presion me gju në qafën e viktimës, është ngritur kallëzim penal. Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në, e madje edhe në vende të tjera të botës, që nga vdekja e Floydit më 25 maj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GeorgeFloyd#Mineapolis#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended