Bllok bota Japoni vullkani, Çeçeni, Francë - (1 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Alarmi vazhdon në Okaido të Japonisë. Sot janë kratere të tjerë të malit Uzus, zonë kjo në veri të Japonisë. Deri tani tymi dhe pluhuri ka arritur të dalë, ndërsa llava thuhet nga ekspertët vullkanik për 32 m arrinë në sipërfaqe. Qendrat e pritjes së banorëve të evakuar janë të tej mbushura. 15 mijë banorë të Okaidos, janë rregulluar deri tani. Pas 22 vitesh qetësi Uzu është aktivizuar përsëri.

Kolona ushtarake ruse e kanë Groznin në kontroll. Sot në luginën e Vedenës janë gjetur kufomat e 27 ushtarakëve rus që konsideroheshin të humbur. Këta ushtarë i përkisnin trupave të ministrisë së mbrojtjes ruse. Gjendja tepër e rëndë ndihet edhe në Grozni i cili është kthyer në një gërmadhë të vërtetë. Që nga fillimi i luftën në tetorin e vitit të kaluar deri tani shifrat zyrtare rezultojnë 1700 ushtarë rus të vdekur, por mendohet të jetë dyfishi. Banorët e kthyer janë në krizë të rëndë ekonomike. Këta banorë janë të vendosur akoma nëpër kampe refugjatësh, ku ndihmohen nga shoqatat humanitare.

Një video amatore ka përfunduar sot në zyrat e policisë franceze. Materiali filmik do të përdoret për akuzën e dy policëve francez në keqtrajtimin e një gruaje arabe shtatzanë në muajin e katërt. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në periferi të Parisit. Video është dorëzuar në zyrën e emigracionit, të cilët sot kanë akuzuar policët francez për keqtrajtim të të gjithë emigrantëve që jetojnë në Paris./tvklan.al