Shkarkohet kreu i Rirasit Memushi - (16 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ndryshon kreu i policisë së Rinasit. Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi ka vendosur dje shkarkimin e kolonel Rebani Memushit nga detyra e komisarit të Rinasit. Në vend të tij emërohet Hekuran Bregu ish-oficer i policisë kriminale në ministri. Sot ne ishim në Rinas dhe folëm me vetë kolonel Memushin. Deri në mesditë edhe pse ishte njohur nga shtypi, kreu i Rinasit nuk kishte marrë akoma asnjë komunikim zyrtar për shkarkimin e tij. Ne lidhje me këtë ai u prononcua për Tv Klan.

Rebani Memushi:- ?Zyrtarisht nuk më është komunikuar as të më ketë thirrur njeri dha as të më ketë prurë ndonjë urdhër këtu që të jem i shkarkuar. Nga se është nisur shtypi i sotëm këtë nuk jam në gjendje që ta shpjegoj sepse nuk e di nga i kanë marrë këto informacione, por që unë si çdo ditë vazhdojmë normalisht punën në aeroportin e Rinasit?.

Gjithashtu Memushi foli dhe në lidhje me akuzat drejtuar atij për trafik milionash.

Rebani Memushi:- ?Kjo është një sajesë e stërholluar dhe e mirëmenduar nga specialistë dhe profesionistë që dinë të bëjnë të tilla manipulime, të tilla montazhe, të tilla sajesa që ti japin për konsum publikut shqiptar. Kuptohet që për mua nuk qëndron?.

Sipas Memushit i gjithë aktiviteti i aeroportit është i dokumentuar. Sipas tij janë pyetur dhe institucione të tjera në lidhje me vendqëndrimin e të ardhurve nga Rinasi. Në momentin që kolonel Memushi po fliste për Tv Klan në lidhje me shkarkimin apo jo të tij dhe akuzave për korrupsion e merr në telefon nëndrejtori i policisë së Tiranës Sokol Bizhga. Pasi e ka kuptuar takimin e qëllimit me Bizhgën kolonel Memushi u shpreh se kështu përfundon kur nuk mbështetesh nga eprorët tuaj. Vetëm pak minuta më pas në zyrën e Memushit ka hyrë kryepolici i Tiranës Bizhga, i cili i ka komunikuar shkarkimin nga posti i komisarit të Rinasit kolonel Memushin si dhe ka komunikuar pasardhësin e tij Hekuran Bregun./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj

Recommended