“Kryejne raporte ne publik hapur, kush jeton ne bulevard e di shume mire”

  • 4 years ago
Prostitucioni ishte çështja që u diskutua këtë të mërkurë në emisionin ?Opinion? në Tv Klan. I ftuar në studio ishte edhe skenaristi Alion Çaçi, i cili deklaroi se në bulevardin ?Zogu i Parë? kryhet seks hapur.
Ai u shpreh se ka denoncuar disa raste në polici, ku prostitutat dhe klientët e ushtrojnë aktivitetin e paligjshëm në hyrje të pallateve, poshtë dritareve të familjeve, ku ka edhe fëmijë.
Madje për shkak të këtyre skenave, njerëzit janë detyruar që të vendosin hekura dyerve sipas skenaristit.
?Ata ligjërisht konsiderohen pa punë, prandaj e bëjnë zgëqeve, që nuk është fare zgëqeve. I gjithë Bulevardi ?Zogu i Parë? vetëm unë kam telefonuar disa herë, policinë sepse futen zgëqeve të pallatit dhe futen nëpër hyrje pallatesh ku ka familje, ka fëmijë, poshtë pallateve, këtë e dinë të gjithë. Kryejnë raporte në publik hapur. Kush jeton në bulevard e di shumë mirë. U kanë vënë hekura dyerve sepse hyjnë nëpër hyrje pallatesh. Po të ishte e ligjshme asnjë nga këto nuk do ishte. S?do kishin frikë femrat apo çunat, apo fëmijët të kthehen vetëm në shtëpi se papritur do shihnin, aq më tepër tranvestitë?, tha Çaçi.
Sipas Alion Çaçit, nuk ka asgjë të keqe që një njeri i pjekur të vendosë ta shesë trupin si të dojë.
?Individualisht këtu nuk ka asgjë të keqe që një njeri i pjekur dhe mendërisht dhe nga ana ligjore të bëjë ç?të dojë dhe ta shesë si të dojë, qoftë kjo femër apo mashkull se është krijuar ideja sikur janë vetëm femra. Ka edhe meshkuj. Dëgjojmë raste pafund edhe njerëz që i njohim nga afër që nuk kanë një partner. Zgjidhja do ishte njerëz që paguajnë taksa. Të taksojë shteti prostitutat dhe të marrë lekët. Në këtë rast do ishte edhe shteti krenar se do rriste shifrat e punësimit?, tha Çaçi./tvklan.al