Si te arrini objektivat gjate vitit 2020

  • 4 years ago
E ftuar në programin ?Rudina ka qenë Mireda Thana, një Life Coach e certifikuar që punon me individë dhe ekipe. Ajo është e trajnuar nga Co-Active Trainging institute?? dhe Team Coaching University në Hollandë dhe Zvicër. Thana vjen nga një eksperincë në Marketing dhe Financë.
Coach life është një person që beson plotësisht në potencialin e personave dhe mundëson të arritjet e qëllimeve më të larta, se ato që çdokush mendon se mundet. Life coach nuk merret në veçanti me individin ose problemet e tij, por ndihmon në hartimin e rrugës dhe lejon të përdoren të gjitha burimet që personi ka, në mënyrë që të realizojë gjithcka që ka menduar.
Thana thekson se një gjë që ndihmon shumë në arritjen e objektivave është visualizimi, pra përcaktimi i qartë i asaj synohet të arrihet, së dyti vendosja e afatit dhe më pas edhe përzgjedhja e një personi të afërt ndihmon me arritjen e hapave.

Recommended