Parlamenti shqiptar 80 vjeç - (27 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Në 80 vjetorin e lindjes së tij kuvendi i Shqipërisë ka rënë në duart e studentëve. Deputetët kanë marë rolin e vizitorit në sallën e kuvendit, ndërsa studentët kanë derdhur një lum me akuza e kërkesa ndaj përfaqësuesve të shtetit. Kryparlamentari student Petrit Gjeçi ka marrë rolin e opozitarit duke akuzuar deputetët për abuzime me detyrën shtetërore dhe për krijim të previlegjeve të pamerituara. Madje studentët ngitën zërin për zvogëlimin e shërbimit ushtarak nga 6 muaj në 3 muaj për studentët.

Studentët kërkuan që diplomat e tyre të bëhën të vlefshme edhe për shtetet e huaja. Pse i keni dërguar fëmijët tuaj të studjojnë jashtë shtetit, ju drejtua njëra prej studenteve deputetëve të cilët reaguan duke qrshur.

Parlamenti i parë shqiptar doli nga zgjedhjet parlamentare të 21 Prillit 1921 pas Kongresit të Lushnjes. Pas viteve ?90 funksionon parlamenti pluralist i përbër nga 155 deputet përfaqësues të forcave të ndryshme politike./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame