Pjetër Arbnori intervista - (24 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Pjetër Arbnori:- ?Partia në fuqi duke dashur ta bëjë gjithçka vetëm për vete, duke mos marrë parasysh që në parlament ka edhe një opozitë, duke dashur ti japë lavdi fallso vetes, veproj në një mënyrë kundër proceduriale për të bërë atë skenë që u bë mbrëm në parlament. Duhej që në bazeë të rregullores së parlamentit të paraqiteshin materiale, të paraqitej kërkesa dhe vendimi për mocion dhe pastaj çdogjë të zhvillohej në mënyrën e vetë sepse opozita ka nevojë të përgatitet. Ne s?kishim asnjë të dhënë për asnjëprojekt që ka qeveria në të ardhmen në konferencën që do të bëhet?.

Gazetarja:- Ndërkohë zoti Nano ka hedhur një lum akuzash mbi kryetarin demokratë Sali Berisha dhe ju pas akuzave të djeshme a e ndjeni veten të mos përfshirë në paktin e stabilitetit në proceset e tij?

Pjetër Arbnori:- ?Përkundrazi ne e ndjejmë veten më të fortë dhe më ballëhapur. Vetë fakti që parlamenti mblidhet për paktin e stabilitetit dhe e harron temën përse është mbledhur dhe merret me Berishën, se Berisha është bërë lugat për ata që vjedhin, lugat për ata që shkelin ligjet, për vendosjen e rendit dhe çdo dështim të tyre ata i referohen Berishës. Në këto rrethana thirrja që bën opozita për zgjedhje të reja, për zgjedhje të lira dhe të ndershme i tmerron ata./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego