Shoferet e rinj, burim aksidentesh

  • 4 years ago
Mungesa e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit klasifikohet nga INSTAT si shkaku kryesor për 76,1 % të aksidenteve të ndodhura në Shqipëri vetëm në muajin Nëntor të 2019.
Kryesimin e mban grup-mosha 25 deri 34 vjeç me 32,1 % të aksidenteve. Përfshirjen e të rinjve në aksidentet rrugore drejtuesit e autoshkollave e lidhin me mungesën e përvojës.
Një nxënësi të rregullt në Shqipëri do t?i mjaftonin 2 muaj për të marrë një patentë për drejtimin e automjetit. Po sipas instruktorëve vetëm kursi nuk mjafton, ndaj propozojnë që për shoferët e rinj të ketë mbikqyrje.
?Duhet ndërhyrë në legjislacion që shoferët e rinj të mbikqyrën 6 muaj deri 1 vit nga një shofer me eksperiencë.?
Një praktikë e tillë ndiqet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në të tjera vende marrja e një leje drejtimi nuk është një mision i lehtë. Në Suedi, një nga vendet me më pak aksidente në botë, provimi i teorisë kalon në 3 faza, përmes 8 testimeve të ndryshme.
Ndërsa në praktikë ata duhet të kalojnë edhe provën e rrezikut që mund të zhvillohet në një pistë të spërkatur më herët me vaj. Në Francë prova për marrjen e licencës zgjat nga 2 deri 3 vjet, ndërsa Australi deri në 4 vjet. Sipas të dhënave të INSTAT nga 1.363 aksidente të ndodhura gjatë periudhës Janar?Nëntor, numrin më të lartë me 406 aksidente e mban grup-mosha 25 ? 34 vjeç, ndërsa drejtuesit deri 24 vjeç që zënë vendin e dytë janë përfshirë në 285 aksidente.