• 4 years ago
Të hënën më 6 Janar në orën 15.00 pritet përfundimisht të zhvillohet takimi i shumëpritur ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të LVV-së Albin Kurti për t?i dërguar ky i fundit emrin e mandatarit për kryeministër të vendit.

Këtë e bëri të ditur presidenti Hashim Thaçi në adresimin e tij me rastin e fundvitit.

?E mirëpres paktin që pas ftesës së tretë që zotëri Kurti i është përgjigjur ftesës për datën 6 Janar në orën 15:00. Do ta pres në zyrën time, nuk mund të sillemi as me hatër. Mirë se vjen e mirëpres?, tha Thaçi.

Duke folur rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, presidenti Thaçi tha se pret që në javët e para të Janarit të arrihet zbatimi i tij, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve, ndërsa ka thënë se është i gatshëm të udhëtojë për në Hagë për intervistim nëse i vjen një ftesë e tillë. Derisa ka kritikuar BE-në për favorizim të Serbisë karshi vendeve të tjera të Ballkanit.

Takimi Thaçi-Kurti pritet të realizohet pas tri refuzimeve radhazi nga Kurti partia e të cilit ka dalur fituese e zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt në posti i kryeministrit.

E kryeministri në detyrë Haradinaj pikërisht dorëheqjen e tij a ka cilësuar si vendimin më të vështirë në vitin që po lëmë pas. Përmes një videomesazhi për fundvit Haradinaj ka thënë se Kosova këtë vit është forcuar në siguri, rend dhe ligj.

Ndërkohë për natën e ndërrimit të motmoteve në Prishtinë komuna ka organizuar festë në sheshet e Prishtinës me moton ? prite n?shesh?.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended