Shendetesia ne gatishmeri per festa

  • 5 years ago
Sistemi shëndetësor është vendosur në gjendje gatishmërie për të përballuar të gjitha rastet që do të duhet të paraqiten në spitale në natën e ndërrimit të vitve apo ditët e para të festës. Nga spitali i Traumës ministrja e Shëndetësisë siguroi se shërbimi shëndetësor do t?i ofrohet çdo kujt në kohë rekord.

Autoambulanca dhe staf mjekësor në gatishmëri do të ketë në të gjitha sheshet e qyteteve ku janë të përqendruara festimet e natës së ndërrimit të viteve.

?Kemi vendosur që këtë vit të kemi struktura nëpërmjet autoambulancave dhe ekipeve tona mjekësore aty ku do të këtë festa. Në të gjithë sheshet e qyteteve do të ketë një mbështetje dyfishe me ekipe mjekësore dhe autoambulanca, të cilët do të jenë në gatishmëri për çdo urgjencë që do të ketë nata e ndërrimit të viteve?.

Sipas urdhrit të ministres masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31 Dhjetor deri në 3 Janar 2020.

Tv Klan

Recommended