Ora News - Rama u kërkon shqiptarëve reflektim: Të mos rrëshqasim në tatëpjetat e përbaltura

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar shqiptarëve të reflektojnë për Vitin e Ri dhe të mendojnë bashkë me të se çfarë mund të bëjnë më shumë për Shqipërinë sesa në dekadën që po lëmë pas.

Rama tha se është detyrë e përbashkët e tij dhe e shqiptarëve për të mos ju trembur të përpjetave sfiduese të së ardhmes dhe të mos rrëshqasim në tatëpjetat e përbaltura të së shkuarës.

Kryeministri shtoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t?ia dalë në krye të përpjetës ku po ngjitemi me vështirësi për ta bërë Shqipërinë shtet normal e funksional.

Edi Rama: ?Ndërkohë që një vit i ri po vjen, me një dekadë të re përpara nesh mendojeni edhe ju bashkë me mua se sa dhe si mund të bëjmë ne shqiptarët për Shqipërinë 4-5 herë më shumë se në dekadën që lamë pas. Është jo vetëm e mundur por ajo që duhet të bëjmë. Zoti çon dritë por edhe tërmete por nuk çon dhurata mbi këtë tokë për të cilën e kemi ne për detyre ta bëjmë më të mirë më të sigurt dhe më të begatë për fëmijët tanë, është detyra jona të mos i trembemi të përpjetave sfiduese të së ardhmes dhe të mos rrëshqasim në tatëpjetat e përbaltura të së shkuarës.

Është sfida jonë të mos dorëzohemi përpara vështirësive në arritjen e rezultateve dhe të mos e gënjejmë veten me rezultatet sa hap e mbyll sytë që arrihen vetëm me muhabetet e kafeneve dhe çadrave mediatike është e jona dhe vetëm e jona, e njerëzve përtej kufirit të adoleshencës që të mos e humbasin durimin në përballjen me realitetin dhe të mos e lëshojmë gojën e veten në mexhlisin e komunikimit të ulët, sharjeve e shpifjeve që rrezikojnë të infektojnë pa kthim si një sëmundje kronike edhe fëmijët tanë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-u-kerkon-shqiptareve-reflektim-vitin-e-ri-te-mos-rreshqasim-ne-tatepjetat-e-perbaltura-te-se-shkuares

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp