Ora News - Demalia: Rama më kujton Enver Hoxhën, do të jetë "babai i shqiptarëve"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për analistin Ilir Demalia, ligji kundër shpifjes i propozuar nga kryeministri Edi Rama tregon gjendjen e rënduar të tij.

Në një lidhje me skype për Ora News, ai thotë se Rama i kujton Enver Hoxhën me këtë qasje por kohëra të tilla kanë vdekur dhe nuk kthehen më.

Demalia: Kjo tregon gjendjen e rëndë të Ramës, nëse e ka thjesht për të zhvendosur vëmendjen nga gjithë problemet që ka Rama sot jo vetëm me shqiptarët por dhe Europën ku lajmi kryesor duhet të ishte prononcimi i qeverive gjermane dhe franceze që deklarojnë që në asnjë mënyrë Shqipëria nuk mund të pranohet me këtë gjendje dhe këtë kryeministër. Në këtë situatë Rama më kujton Enver Hoxhën. Ka një delir madhështie që mendon se ai do jetë babai i shqiptarëve. Këto kohëra kanë vdekur njëherë e përgjithmonë, shejtani ka dalë nga shishja dhe as Rama dhe as Enver Hoxha nuk mund tu mbyllë më gojën njerëzve.

Demalia thotë se paketa antishpifje duhet marrë seriozisht.

Demalia: Shqipëria sot jeton në një grotesk dramatik shtetëror, sunduar nga njerëz pa asnjë vlerë që të vetmin qëllim kanë zhvatjen e parasë publike dhe pronës publike nëpërmjet bandave duke i pastruar paranë këtyre bandave të krimit për të sunduar me pushtetine krimit. Kjo ka sjellë këtë gjendje. Rama është i kapur shumë keq. Kur një klasë politike apo partie politike futet në këtë rrugë, e vetmja rrugë që do të vazhdojë është "krimi mbulohet me krim".

Për analisti, shoqëria shqiptare ka nevojë për një shkundje për të dalë nga niveli i Babaleve dhe Xhisielave.

Demalia: Sot shoqëria mban përgjegjësi jo për shpifje. Nuk ke nevojë të shpifësh për këtë qeveri. Sot kemi një mjerim moral, intelektual, kulturor, mjerim mediatik, mjerim ndërgjergje shiqërore. Këtu them që duhet tundur shoqëria shqiptare. Si mund të lejojë një shoqëri, popull që ka kaluar një nga diktaturat më të tmerrshme të lejojë një njeri? Supozojmë se kemi shpifur për Ramën. Çfarë shpifjesh? Ç'po i bën Rama me qeverinë e tij Shqipërisë? Ai sot në një kohë që shteti, politika dhe media duhet të merret me ndërgjegjësimin dhe ngritjen e shtetit të së drejtës, lufta politike dhe shoqëria e gjithë është vënë në nivelin e Babaleve, Xhisielave. Kjo është e rëndësishme për Shqipërinë?!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligj-kunder-shpifjes-demalia-rama-me-kujton-enver-hoxhen-do-te-jete-babai-i-shqiptareve