Ora News - Kontrata me Edi Rejën, Duka zbulon pikat që e bindën

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Rezultatet pozitive nën drejtimin e Edi Rejës e bindën presidentin e Federatës Shqiptare që t'i zgjas kontratën edhe për 4 vitet e ardhshme.

Një zgjatje që presidenti i FSHF, Armand Duka e ka sqaruar në emisionin "Ora Sport" në Rtv Ora.

"Është shumë e rëndësishme në futboll kur gjen balancat pozitive në ekip dhe kur arrinë motivimin e skuadrës. Trajneri në një ekip kombëtar ka shumë për të bërë. Por kryesisht krijimi i një atmosfere pozitive, krijimi i frymës së grupit dhe mënyra e vendosjes apo e leximit të lojës, vendosjes së ekipit në fushë, e ndryshimit taktikisht brenda 90 minutave janë armët kryesore që ai e ndihmon ekipin. Dhe unë mendoj se këto Edi Reja i ka dhe mosha e eksperienca e tij e ndihmojnë për t'i pasur. E para nuk mendova se pas një bashkëpunimi me balanca pozitive pas 7-8 muajsh do të dilnim të kërkonim një trajner tjetër dhe duke u bindur se nuk mund të kesh një më të mirë nuk ke pse të kërkosh për të ri," tha Duka.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kontrata-me-edi-rejen-duka-zbulon-pikat-qe-e-binden

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp