Ora News - Mbledhja e KLP-së, zbardhen 5 pikat që do të diskutohen të mërkurën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhet rendi i ditës i mbledhjes së parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila do të zhvillohet në orën 11:00 të së mërkurës në ambjentet e ish-KLD-së.

Mbledhja do të drejtohet nga juristja më e vjetër jo prokurore Nurihan Meta.

Pika e parë e rendit të ditës është miratimi i rregullores për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të KLP-së.

Sipas ligjit, kryetari duhet të jetë në radhët e anëtarëve jo magjistratë, ndërsa nënkryetari nga radhët e ish-prokurorëve.

Më pas KLP ka si pikë të tretë të rendit miratimin e vendimit deklarues mbi datën e krijimit të Këshillit.

Ndërsa dy pikat e tjera janë hedhja e shortit për caktimin e anëtarëve jo prokurorë dhe prokurorë që do të shërbejnë me një mandat tre vjeçar.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbledhja-e-klp-se-zbardhen-5-pikat-qe-do-te-diskutohen-te-merkuren