Lleshaj: Policia në gatishmëri për festa - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Për të parandaluar ngjarjet që prishin qetësinë publike gjate festave te fundit vitit policia e shtetit do te jete ne gatishmeri.SANDER LLESHAJMINISTER I BRENDSHEMAktualisht policia është e fokusuar në disa drejtime kryesore; e para në drejtimin e menaxhimit të të gjithë fluksit të kalimit në pikat tona kufitare, për arsye se fundi i vitit shton numrin e qytetarëve shqiptarë që hyjnë apo dalin nga territori. Po kështu vëmendje e madhe i kushtohet çështjeve të trafikut, sigurisë rrugore në përgjithësi, luftës kundër krimit, mbajtja në monitorim e elementëve me precedentë kriminalë si edhe çështje që kanë të bëjnë me rendin publik. Kryesisht dhe fokus i veçantë i Policisë është çështja e ruajtjes së festës nga zhurmat, nga incidentet, nga shpërthimet, nga fishekzjarret, nga kapsollat dhe gjithë elementët e tjerë piroteknikë, të cilët për vite të tëra kanë shqetësuar dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha.Pra, për t?i përmbledhur do të thosha që fokusi është:l kufiri, rendi publik, elementët me precedentë kriminalë dhe është përpjekja për të siguruar qetësinë e festës duke e parandaluar me vendosmëri të lartë përdorimin e mjeteve piroteknike, të cilat, siç përmenda, kanë shkaktuar shumë herë, dhe shpesh herë në të kaluarën dëme, deri dhe dëme për jetën. Këto janë pak a shumë çështjet themelore me të cilat po merret Policia e Shtetit.Për këto arsye, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte në sallën operative të drejtorisë vendore të Tiranës, aty ku efektivet i përgjigjen çdo shqetësimi të qytetarëve.SANDER LLESHAJMINISTER I BRENDSHEMPolicia e Shtetit është e angazhuar me një prani të shtuar në territor për t?iu përgjigjur çdo shqetësimi qytetar dhe e rëndësishme mbetet që qytetarët të bashkëpunojnë, pra të informojnë Policinë e Shtetit përmes të gjithë kanaleve të cilat janë të gjitha funksionale, qoftë përmes telefonit 112-ës apo edhe numrave të tjerë, qoftë përmes aplikacionit Komisariati Dixhital, apo në rrugë të tjera, në mënyrë që të garantojmë që festat do të zhvillohen në qetësi të plotë ashtu siç duhet dhe të evitojmë çdo incident apo çdo person, i cili mundohet të shfrytëzojë nganjëherë festat për të bërë edhe veprimtari të dëmshme.Bashkëpunim, telefonata në Policinë e Shtetit dhe të jeni të bindur që policia do të jetë, në kohën e duhur atje ku është e nevojshme. Një numër i madh i Policisë së Shtetit nuk do të ketë festë, do të ketë shërbim.