Zjarrfikësit në gatishmëri për festa - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te ndërrimit te viteve drejtues te shërbimit zjarrfikës i bëjnë apel qytetareve për kujdes gjate festimeve. Për te shmangur incidentet e përvitshme me fishekzjarrët fëmijët duhet te mbahen larg tyre, ndërsa te rriturit te respektojnë mënyrën e përdorimit. Drejtori i shërbimit zjarrfikës ne Tirane Shkelqim Goxhaj thotë se fishekzjarrët ashtu si ne vendet e tjera nuk duhet te jene ne shitje për qytetaret.



Një vit me pare problemet me te mëdha u shënuan nga pajisjet ngrohëse ne ambientet e shtëpive. Specialistet u kërkojnë qytetareve qe kryesisht gjate natës te mbajnë nen kontroll oxhaqet, ngrohësit me gaz dhe pajisjet e tjera.



Ndërsa për lokalet dhe restorantet e pronotuara për te festuar natën e ndërrimit te viteve shërbimi zjarrfikës kërkon marrjen e masave kundra zjarrit dhe punësimin e personave te përkohshëm vetëm për këtë shërbim. Natën e vitit te ri 40 punonjës zjarrfikës do te jene ne gatishmëri dhe te ndare ne stacione te ndryshme te kryeqytetit për te përballuar çdo rast zjarri. 128 është numri qe lidh direkt qytetaret me shërbimin zjarrfikës.