Festa Kombëtare Greke - (14 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Festa Kombëtare e Greqisë ka mbledhur sot bashkë në një nga ambjentet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, socialistë dhe demokratë, përfaqesues të komuniteteve fetare, biznesmenë, përfaqësues të shtypit etj. Kryeministri Ilir Meta i cili merte pjesë në këtë festë me bashkëshorten është takuar edhe me ish-presidentin Ramiz Alia i pranishëm në festën greke. I pranishëm në këtë festë ka qenë edhe lideri demokrat Sali Berisha me demokratë të tjerë. Berisha takohet edhe me ambasadorin e OSBE-së Ahrens.

Në festë ishin edhe fëmijët e kolegjit grek në Tiranë që u kujtuan të pranishmëve se ka edhe të rritur por ka edhe fëmijë, se ka edhe të shkuar ashtu siç ka edhe të ardhme./tvklan.al