Ora News - Bulqizë, sekuestrohen 7680 kapsolla

  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Në vigjilje të festave të fundvitit, Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në pikat e shitjeve për të parandaluar shitjen e lëndëve piroteknike dhe kapsollave.

Në kuadër të këtij aksioni, në Bulqizë, Policia e Shtetit, bën me dije se janë konfiskuar në total 7680 kapsolla të cilat tregtoheshin në mënyrë të paligjshme dhe janë proceduar penalisht shtetasit A.K dhe K.K.

"Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar respektivisht 120 pako me 60 kapsolla në subjektin e shtetasit A.K dhe 8 pako me 60 kapsolla secila, në subjektin e shtetasit K.K. Materialet në ngarkim të tyre I kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme", sqaron policia.

Policia e Shtetit informon se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bulqize-sekuestrohen-7680-kapsolla

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp