Sekuestrohen kapsolla ne dy biznese

  • 6 years ago
Një ditë pasi Ministria e Brendshme paralajmëroi masa të ashpra për subjektet që tregtojnë kapsolla dhe fishekzjarre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar materiale piroteknike me rrezikshmëri të lartë në dy subjekte.

Pronarët e tyre u referuan në Prokurori për tregtim të lëndëve piroteknike jashtë kushteve dhe kritereve, ndërsa dyqanet nuk do të mbyllen.

Policia paralajmëroi se, kontrollet do të vazhdojnë  edhe në ditët në vijim në të gjitha tregjet e kryeqytetit.

Ministria e Brendshme një ditë më parë solli e në vëmendje edhe dëmet që mund të sjellë një kapsollë. Në eksperimentet e bëra publike dje shihet se një kapsollë është në gjendje të lëvizë nga vendi edhe një hekur. Po kështu qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme.

Recommended