E veshur me përparëse laboratori… Miss Amerika 2020, kurorën e fiton një biokimiste

  • 5 years ago
Një biokimiste nga Virxhinia është shpallur Miss Amerika 2020, pasi performoi një eksperiment shkencor live, duke sfiduar stereotipet e garës.


Camille Schrier, la pas 50 sfidante të tjera duke rrëmbyer kurorën. E veshur me një përparëse laboratori, 24-vjeçarja mahniti anëtarët e jurisë me një demonstrim kimik në show. Përvec kurorës, ajo fitoi edhe një bursë 50 mijë dollarëshe.

Pas marrjes së titullit, ajo tha se shpresonte që të thyente stereotipet për atë që deri më sot është menduar se është Miss Amerika.

Schrier ka dy diploma shkencore dhe tani po ndjek doktoraturën në farmaci në universitetin e Komonuelthit në Virxhinia. Në rolin e saj si Miss Amerika, ajo duhet të kalojë tani një vit duke promovuar Dëgjoni mjekët tuaj, një program për sigurinë e ilaçeve.

Fitorja e saj, po shihet si një hap përpara për formatin tradicional të bukurisë, Miss Amerika. Që nga 2018, konkursi është përpjekur të rifreskojë imazhin, duke hequr dorë nga segmenti i rroba banjove dhe kriteret e gjykimit që bazoheshin tek pamja. Tani, pjesëmarrëset në konkurs shpalosin talentet e tyre dhe pyeten për pasionet, inteligjencën dhe rolin e Mis Amerikës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CamilleSchrier#MissAmerica#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended