Ajo 105, ai 106! Çifti më jetëgjatë feston 80 vite martesë

  • 5 years ago
John dhe Charlotte Hendersonn nga Austin, Texas, janë shpallur çifti më i moshuar ende në jetë, në botë, dhe festojnë tani përvjetorin e 80-të të martesës së tyre

Ata janë martuar plot 80 vite më parë, më 22 dhjetor 1939 dhe akoma janë bashkë, të gatshëm të festojnë edhe këtë përvjetor në shtëpinë e të moshuarve në Austin, ku jetojnë tashmë prej kohësh.

Charlotte është 105 vjec dhe John 106 dhe përbëjnë kështu çiftin më jetëgjatë në botë, përçka kanë marrë edhe një vend në librin e rekordeve Guinnes. Në një intervistë për ?Washington Post?, ata kanë tentuar të zbulojnë sekretin për një raport kaq jetëgjatë: Shumëkush mendon se sekreti është fakti që ne nuk kemi patur fëmijë.

?Ka nga ata që thonë se për këtë shkak jemi plakur bashkë?,thonë ata duke buzëqeshur. Martesa e tyre e gjatë sidoqoftë, nuk është më e gjata në botë. Rekordin e mbajnë akoma Zelmyra dhe Herbert Fisher, që u martuan pa mbushur 20 vjeç dhe jetuan bashkë për 86 vjet e 290 ditë, para se Herbert të ndahej nga jeta në 2011-n.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wedding#Texas#TopChannel