Tragjedia me 8 viktima ne familjen Lala, gazetarja zbulon fakte tronditese

  • 4 years ago
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar këtë mbrëmje në ?Opinion?, ka zbular detaje nga dosja e Prokurorisë lidhur me hetimet që po kryhen për përgjegjësit në banesat që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit dhe vënien para drejtësisë.
Gazetarja tha se sa i takon vilës katër katëshe në zonën e Kënetës në Durrës, ku humbën jetën 8 pjesëtarë të familjes Lala, ka rezultuar që në këtë ndërtesë ka pasur disa parregullsi.
Ajo u shpreh se është ndërhyrë në kolona dhe pesha nuk ka mbajtur, ndërsa shtoi se shkelje të tjera lidhen me mënyrën sesi janë bërë këto ndërtime.
?Këtu ka një skandal sepse ka një kontratë mes pronarit dhe një kompanie, që në pamje të parë duhet si kompani prestigjioze, por në fakt kjo kontratë është vetëm në letër dhe punimet nuk i ka bërë kompania në fjalë?.
Lala tha se Prokuroria ka evidentuar se banesën e ka ndërtuar një person, që nuk është e qartë nëse është individ apo firmë ndërtuese, ndërsa deklaroi se për legalizimin e saj është përdorur një projekt i falsifikuar.
?Por skandali qëndron se është përdorur një projekt i falsifikuar, i firmosur nga Neviana Isufaj, e arrestuar, e cila është arkitekt, dhe ky projekt nuk ka qenë i shtëpisë por është përdorur vetëm për legalizim?. /tvklan.al

Recommended