Kujtohen të zhdukurit e komunizmit/ Mungojnë 6 mijë persona, janë ende pa një varr

  • 5 years ago
Gjatë periudhës së komunizmit mendohet të jenë zhdukur rreth 6000 persona. Familjarët e tyre janë ende në kërkim të dëshpëruar të tyre.


Por ka edhe nga ata që i janë dorëzuar të keqes dhe mendojnë se tashmë është e pamundur të gjendet eshtrat e tyre. Kjo ekspozitë sjell disa nga rastet më të bujshme familjare, jo vetëm të të zhdukurve, por edhe të historisë që qëndron nga pas. Ndërkaq instalacioni i kësaj harte tregon vendndodhjen e raportuar të të zhdukurve për çdo tabelë të kuqe. Apeli i kësaj ekspozite dhe familjarëve është kthimi i vëmendjes drejt gjetjes së eshtrave të familjarëve të tyre, të gjithë të zhdukur nga regjimi komunist.

Shënjimi i vend varrimeve të mundshme të të pagjeturve tregon një Shqipëri tjetër të nëntokës së saj. Një vend I kther në një hapësirë burgjesh, kampesh, varresh e frike.

Nikolin Kurti na tregon historinë e gjyshit të tij Dom Shtjefën Kurti, një prej klerikëve të krishterë të ekzekutuar dhe ende pa varr.

Hamza Kazazi na tregon historinë e familjes me shtatë varre te familjes Kazazi, organizatorë të kryengritjes së Postribës. Trupat e të vrarëve nuk ju kthyen kurrë familjes.

Fytyrat e fshira të rreth gjashtë mijë njerëzve janë e shkuara jonë që nuk ka një të shkuar, prandaj edhe kjo ekspozitë në MHK quhet ?një e shkuar e pakryer?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kulture#TopChannel