Tenderi 640 mijë $ për një mur e një derë! Rektori i Bujqësorit dëshmon në prokurori

  • 5 years ago
Rektori i Universitetit Bujqësor në Kamëz Bahri Musabelliu në orën 10:00 të paradites së sotme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me hetimin që është hapur. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte. Dosja penale është regjistruar për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Pastrimit të produkteve të veprës penale?. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre; Bahri Musabelliu dhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco. Njëherësh në pyetje do merren dhe përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në këtë tender.

Sipas dokumenteve zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT, në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë ?Shpresa sh.p.k?, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.

Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para. UBT ka shpallur fituese kompaninë ?Shpresa sh.p.k?, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej gjysme milion euro pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.

Por edhe pse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston. Pra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar gjysme milion euro për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është vetëm 30 cm i lartë. Tenderi me firmën e rektorit, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar dhe përveç kostos stratosferike është i mbushur me dyshime të forta për korrupsuion. Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka paguar gjysme milion euro për një mur që nuk ekziston pothuajse fare dhe për një portë hyrëse prej hekuri.