Durrësi pa infrastrukturë dhe me mbeturina - (15 Shkurt 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Banorët e Durrësit të pakënaqur me qytetin e tyre. Rrugët lidhëse të qendrës por edhe buzëdeti mjaft problematikë. Ashtu si të gjitha qytetet e tjera përjetojnë varfërinë në infrastrukturë edhe Durrësi nuk qëndron larg tyre. Porta e Adriatikut e cila nuk shkelet veç nga Durrsakët por edhe të ardhur turistë, kompani për të investuar në këtë vend nuk kanë gjetur mbështetjen dhe përmbajtjen infrastrukturore.

Qyteti buzë detit ujin e ka edhe në mes të qytetit. Ditët me shi e lagështirë, vërtet eleminojnë pluhrat e ambjentit qytetarë, por shtojnë njëkohësisht llucën dhe baltën nëpër trotuare. Rruga që të çon tek Vollga, shëtitorja e vetme për këmbësorë, është e ngopur me ujë. Buzëdeti është tejet i ndotur.

Ura lidhëse e Adriatikut, qyteti i Durrësit, i cili parashikon pespektivën duhet të ndryshojë. Me afrimin e stinës së verës qytetarët shpresojnë për ndryshimin e infrastrukturës në vendin ku ata banojnë./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended