Si duhet të veprojmë pas tërmetit

  • 5 years ago
E ftuar në programin ?Historia ime? ka qenë psikologia Almeida Xhaferi. Ajo tregon se përballë efekteve të pakontrollueshme të natyrës dhe situatës që vendi ynë kaloi njeriu ndihet shumë i dobët, sidomos kur bëhet fjalë për humbje të jetëve njerëzore.
Përjetimi dhe reagimi pas tërmetit që tronditi vendin tonë është i ndryshëm, disa janë më të ndjeshëm dhe e shfaqin këtë gjë, disa të tjerë janë më të ngurtë, por ka dhe persona që nuk duan aspak të dëgjojnë soe përmendin historitë e dhimbshme. Sipas psikologes, kjo ndodh sepse individët janë të ndryshëm dhe për këtë arsye edhe situata përjetohet në mënyra të ndryshme. Por Xhaferi shton se personat që shfaqin një bllokim emocional janë më tepër shqetësues.