Bashkia shkaterron plotesisht shkollen e Pezes

  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës ka shkatërruar plotësisht shkollën e Pezës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në të njëjtin vend do të ndërtohet shkolla e re. Kryebashkiaku Veliaj ndoqi nga afër prishjen e kontrolluar dhe siguroi se i njëjti proces do të kryhet për çdo ndërtesë që nuk ofron siguri.

?Për të gjitha ndërtesat që janë certifikuar si të pabanueshme ose të papërdorshme, do të fillojmë procesin e prishjes, për t?i bërë më të reja dhe më të bukura?.

Çdo familje, të cilës do t?i prishet pallati pasi nuk ofron më garanci për qëndrueshmërinë e tij, Bashkia e Tiranës do të ofrojë qira 1 vjeçare.

?Për të gjitha pallatet që do të shpallen të pabanueshme, Këshilli Bashkiak do të miratojë një qira 1-vjeçare, që të sigurohemi që secili ka një strehë të sigurt mbi kokë, që jeta fillon normalisht, që do të ecim përpara dhe rikuperojmë nga e gjithë kjo fatkeqësi; ama, që të na japi edhe kohë 1 vit, që të vendosim se çfarë do bëjmë me këto ndërtesa të pabanueshme?.

Kryebashkiaku sqaroi se për të gjitha rastet kur dëmtimet janë të lehta dhe nuk kanë prekur strukturën mbajtëse do të bëhet rikonstruksioni, ndërsa për rastet kur kjo është e pamundur për shkak të dëmtimeve të rënda do të bëhet rindërtimi nga e para.

Tv Klan

Category

📺
TV

Recommended