Nje tragjedi e paralajmeruar? Haxhi Kabili: Ua pata thene...

  • 5 years ago
Haxhi Kabili, 52-vjeçari që u bë i njohur një ditë më parë, vetëm pak çaste pas tërmeti ku kërkonte i dëshpëruar nxjerrjen e së bijës nga rrënojat është rikthyer në Thumanë.
Kabili kërkon sërish ndihmën e grupeve të shpëtimit për nxjerrjen e Aderinës, 21 vjeç nga gërmadhat e pallatit pesë katësh, ndërsa tregon se e kishte pritur që pallati do të shembej në rast të një tërmeti tjetër, pas goditjes që mori nga ai i 21 shtatorit.
Ka rënë tërmet vazhdimisht, shumë herë. Dhe unë që kam punuar në ndërtim e njoh rëndësinë e ndërtimit. Unë e kam pasur edhe me komshinjtë zakonisht, me njerëzit kur bëja muhabet, që ky pallat në rast se do të bjerë tërmeti tjetër do të shkrihet.