Banoret kalojne naten jashte

  • 5 years ago
Me mijëra banorë e kanë kaluar mbrëmë natën jashtë, në Tiranë, Durrës, Fushë ? Krujë e zona të tjera.
Kanë qëndruar në makinat e tyre në rrugë, sheshe e zona të tjera të hapura, larg ndërtesave.
Shumë të tjerë janë larguar nga qytetet në drejtim të Jugut e zonave të tjera të vendit, ku lëkundjet e tokës janë ndjerë më pak gjatë ditës së djeshme.
Ka mes tyre persona që u janë dëmtuar banesat, për të cilat ka nevojë për një mendim ekspertësh nëse janë të banueshme apo jo.
Por ka edhe persona që thjesht kanë pasur frikë se do të përjetonin një tjetër moment dramatik si ai i orës 03.55 minuta të mëngjesit të së martës kur vendi u godit nga tërmeti me magnitudë 6.3 dhe 8 deri në 9 ballë në epiqendrën e tij.
Kolegët tanë në terren raportojnë se njerëzit po refuzojnë edhe në këto momente që të hyjnë nëpër shtëpi, pasi ndihen të rrezikuar.
Kujtojmë edhe njëherë që, nga momenti i tërmetit të fuqishëm i së martës, deri tani janë regjistruar të paktën 310 lëkundje të tjera, disa prej të cilave kanë qenë të forta.

Category

📺
TV

Recommended