Rama: Shpallim gjendjen e jashtezakonshme

  • 5 years ago
Qeveria shqiptare do të shpallë sot gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin tonë. Në mbledhjen e qeverisë që zhvilloi mëngjesin e sotëm, Kryeministri Rama u shpreh gjendja e emergjencës do të shpallet për Tiranën dhe Durrësin, dy rajonet më të prekura.

?Është thënë se ne po shmangim gjendjen e jashtëzakoshme për të mos marrë përsipër përgjegjësitë tona, pa e ditur fare se çfarë është në të vërtetë gjendja e jashtëzakoshme. Dje nuk ka qenë momenti për këtë. Dje ka qenë momenti për të adresuar hemoragjinë e tmerrshme që ka shpërthyer. Ne sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme. Ashtu si Kushtetuta dhe legjislacioni e thonë, do të jetë në perimetrin e vendeve që janë të prekura, Tiranës dhe Durrësit. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t?iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore?, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe rreth 650 të tjerë janë plagosur nga tërmeti i një dite më parë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Durrësi dhe Thumana janë dy zonat ku dëmet e shkaktuara janë të shumta, ku u rrafshuan pallate e ndërtesa. Nën rrënoja po kërkohen ende për të mbijetuar.

Category

📺
TV

Recommended