Porti i Durrësit udhëtarët - (30 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Porti i Durrësit dhe tragetet që nisen prej tij, më të frekuentuarit gjatë vitit 1999. Numri i udhëtarëve që janë nisur me tragete nga ky port kanë qenë thuajse dy herë më të larta sesa në vitin paraardhës. Sipas specialistëve të sektorit të anijeve gjatë ?99 kanë udhëtuar 620 mijë udhëtarë. Vitin e shkuar tragetet e linjave kanë kryer 2034 lundrime për transport udhëtarësh dhe automjetesh, duke sjellë në Durrës afërsisht 335 mijë udhëtarë, ndërsa 286 të tjerë janë nisur prej Durrësit drejt brigjeve të Italisë. Por sipas burimeve të portit ?99 dallohet për numrin shumë të lartë të udhëtarëve të huaj, që kanë mbrritur në këtë port, sidomos në periudhën e krizës kosovare. Një numër pothuajse 5 herë më i lartë se një vit më parë./tvklan.al

Gaetare ? Holta Zhiti