Projektet e IRC për shqipërinë - (29 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Komiteti ndërkombëtar i shpëtimit IRC i pranishëm në shqipëri që nga kriza Kosovare, për të ndihmuar shqiptarët gjatë pritjes së refugjatëve, bën bilancin e programeve të realizuara deri tani dhe shpalos projektet e reja për shqipërinë. Organizata Joqeveritare IRC syon të jetë pranë njerëzve dhe nevojave emergjente për të ndërhyrë. Projekti i këtij viti i IRC-së është furnizimi me ujë i zonave Fushë Kuqe, Hamallaj, Rrushbull etj. Organizatori i kësaj tryeze Rubert Meri sqaron:

Rubert Meri:- ?Stafi i huaj sëbashku me atë shqiptarë kanë kërkuar njohjen e problemeve reale, që kanë shqiptarët, ku identifikimi i tyre të mos jetë thjeshtë i qeveritarëve të qendrës apo lokal por puna kërkimore e kësaj organizate që merret direktë nga individët?.

Komiteti ndërkombëtar i shpëtimit, përveç të tjerash merret edhe me programet psiko-sociale dhe shëndetësore. Sipas Rubert IRC do të jete e pranishme për nëntë vite në Shqipëri./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Recommended