• 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

35 miliardë lek është buxheti i qeverisë dhënë në dispozicion për programe e projekte për vitin 2001 Ministrisë së Punës. Këto lekë do të investohen për punësim, mbrojtje sociale dhe sigurime sociale. Të ndara sipas fushave ajo e punësimit numëron një fond të ulët për këtë vit, pasi nuk financohen punët publike, ku në mjaft raste ka patur edhe probleme. Këtë vit Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale po përpiqet të bëj programe të përhershme për të shmangur abuzimet me fondet e marra. Për synimet e kësaj ministrie nëpërmjet këtij buxheti të dhënë nga qeveria flet zëvendës ministri Gjergj Leka.

Gjergj Leka:- ?Për këtë vit nga buxheti i shtetit janë dhënë rreth 300 milion lekë për programet e nxitjes së punësimit. Këto programe kanë një përvojë pasi kanë nisur qysh vitin e kaluar dhe mendojmë se do të realizojmë punësim të përhershëm për një kategori njerëzish dhe profesionesh. Gjatë viti të kaluar kemi trajtuar 22 mijë punonjës, për këtë vit ajo do të jetë 28 mijë punonjës?.

Sipas zv.ministrit të punës Leka këto programe do të jenë për nxitje të punësimit. Gjithashtu ai shprehet se ky është viti i tretë që formimi profesional nuk është financuar./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

Category

📺
TV

Recommended