Kongresi i grave socialiste - (29 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Gratë socialiste u mblodhen sot në Kongresin e 2-të, për të përcaktuar piketat për zhvillimin e ardhshëm në PS por edhe ato në vend. Pas 8 vitesh të krijimit të tij, ky forum anëtaret e së cilit sot drejtojnë dhe marrin pjesë në qeverisje, parlament etj, sot kanë diskutuar për dhënien e një fizionomie të re e bashkëkohore si dhe për të realizuar idenë e barazisë me burrat në drejtimin e vendit. Në këtë kongres merrte pjesë edhe kryetari i PS Fatos Nano dhe kryeministri Ilir Meta. Kryesocialisti Nano në përshëndetjen për kongresin e forumit të grave ka nënvizuar nevojën e hartimit të politikave konkrete në nivele partiake, shtetërore dhe të shoqërisë civile, për integrimin e gruas në të gjitha nivelet e jetes politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Nano flet edhe për grevën e artisteve të TOB duke thënë se aksionet me mjete ekstreme sigurisht do të marrin përgjigje të prerë. Askush të mos mendoj se do të tërheq zvarrë PS për interesa personale.

Fatos Nano, kryetari i PS:- ?Në rast se harron për një çast e shkuara kthehet, herë me fytyrën e Berishës herë me atë të Millosheviçit, por edhe në forma të tjera si injorimi i ligjit dhe shtetit. Si Shqiptar kemi patur nga të gjitha si socialist do t?i kurojmë nga të gjitha?.

Më pas kongresi ka vazhduar punimet me diskutimet e delegateve ku janë nënvizuar probleme të ndryshme që shqetësojnë sot gratë socialiste./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended