Ora News - Librazhd, çmimi i druve i papërballueshëm

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Në Librazhd çmimi i druve këtë vit është rritur me 1 mijë lekë për metër kub. Banorët ngrenë shqetësimin se e kanë të pamundur përballimin e çmimit të lartë.

Dimrin e ftohtë në Librazhd banorët e përballojnë përmes ngrohjes me lëndë drusore, por këtë vit kjo alternativë do u kushtojë më tepër.

Një metër kub dru shkon 45 mijë lekë, gati 1 mijë lekë më shumë se një vit më parë.

"45 mijë, transporti dhe prerja shkon 60 mijë"

"Ne do ta përballojmë se pa dru nuk rrihet"

Shqetësim çmimi i lartë përbën më shumë për pensionistët por edhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike. Të ardhurat për ta janë të pamjaftueshme për të përballuar blerjen.

"Unë jam invalid, marr 64 mijë lekë të vjetra dhe kam marrë borxh për të blerë drutë"

Banorët që ndodhen në vështirësi kërkojnë nga bashkia që lënda drusore e sekuestruar dhe që shpesh përfundon e kalbur në pyje të shpërndahet për ta me gjysme çmimi. Nënkryetari i Bashkisë Librazhd thotë se kjo është e pamundur për shkak të procedurave që kërkojnë shumë kohë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/librazhd-cmimi-i-druve-i-paperballueshem

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/ElCVBfQism8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp