Ora News - "Drutë si droga", kuksianët e përballojnë me vështirësi çmimin e druve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Kukës banorët e përballojnë më vështirësi çmimin e druve. Ata thonë se për një metër kub duhet të paguajnë rreth 3 mijë e 500 lekë, shumë kjo e lartë krahasuar me buxhetin e tyre.

Temperaturat e ulta kanë mbërthyer Kukësin këtë fillim dhjetori. Të ftohtin e dimrit banorët e përballojnë përmes sobave të zjarrit, por moratoriumi i pyjeve ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimit të lëndës drusore.

Sipas banorëve, një metër kub dru në Kukës kushton rreth 3 mijë e 500 lekë, shumë kjo e lartë krahasuar me gjenden ekonomike.
"Me kursime, nuk jemi në gjendje të blejmë më shumë dru, janë bërë si droga. Edhe me dasht me i ble, duhet me i ble fshehtas".

" Të ardhura nuk ka, fukarallëk i madh në Kukës".
Kukësi është një ndër qytetet më të varfëra të Shqipërisë.

Shqetësimi kryesor i banorëve është papunësia si dhe largimi në masë i më të rinjve.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/drute-si-droga-kuksianet-e-perballojne-me-veshtiresi-cmimin-e-druve

Recommended