“Bëni transparente pasuritë”, thirrja e kreut të GRECO për politikanët shqiptarë

  • 5 years ago
Lufta ndaj korrupsionit do të nisë atëhere kur të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të politikës të bëjnë transparente pasuritë e tyre. Ky është mendimi i Giancarlo Esposito, shefit të GRECO, organizmit të Këshillit të Evropës kundër korrupsionit, gjatë një intervistë për Top Channel.


?Aspekti parandalues është ai që përmes një sistemi të cilin GRECO e quan (për Shqipërinë dhe vende të tjera) Deklarim i Aseteve, dhe është i rëndësishëm për ata që mbajnë poste publike, qofshin anëtarë të parlamentit, prokurorë apo gjykatës, apo edhe anëtarë qeverie, kryeministra, ministra e te tjera për t`u siguruar që asetet të bëhen publike. Kjo nuk bëhet thjesht për kuriozitet, për të mësuar sa makina apo shtëpi ka njëri ose tjetri. Është një mjet, një armë shumë e fuqishme parandalimi që ndihmon të menaxhohet konfliki i interesit, dhe siguron që transparenca ti përputhet me përgjegjësinë. Këtu s`ka asgjë të gabuar, asgjë të paligjshme. Atëherë kur ka të dhëna se pasuritë janë vënë përmes aktivitetit kriminal, atëherë hyjmë në fazën e veprimit?, thotë Esposito,.

Por cila është arma më efikase kundër korrupsionit?

?Gjëja e parë që do të thoja është se nuk ka një luftë efikase kundër korrupsionit pa një gjyqësor të pavarur. Arsyeja përse GRECO, organizim kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës i ka kushtuar një raund vlerësimi temës së parandalimit të korrupsionit, sepse në fund, nëse nuk i zë dot besë gjykatësit, kujt mund t?i besosh? Ndaj reformimi i gjyqësorit është i një rëndësie kyçe në luftën kundër korrupsionit dhe unë e mirëpres iniciativën që qeveria ka ndërmarrë për të shpejtuar reformën e gjyqësorit.

E di se ka një nivel shumë të lartë angazhimi politik për zbatimin e kësaj reforme dhe ne po presim nisjen e disa pjesëve të ndryshme të reformës. Për çdo rast, një reformë është e mirë përsa kohë që implementohet me efikasitet. Me fjalë të tjera, është e rëndësishme të sigurohemi që të gjithë institucionit dhe organizmat që janë krijuar ta kryejnë me efikasitet punën e tyre. Ata prodhojnë rezultatet, ata bëjnë drejtësinë, në praktikë do të thotë të sigurohesh që hetimet të kryhen siç duhet, që asetet të kapen e eventualisht të sekuestrohen, dhe kush gjendet fajtor, të nxirret para drejtësisë. Atëherë matet reforma në drejtësi, nëse është e suksesshme apo jo; matja nuk është ngritja e një organizmi apo krijimi i një institucioni të ri; matësi i reformës në drejtësi është rezultati faktik që apo prodhon?, deklaron shefi i GRECO.

Përsa i përket ngritjes së SPAK, Esposito thekson se GRECO po pret funksionimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH