Ora News - Tjetër mision në Afganistan, thirrja e Petro Koçit: Shqiptarë, bëni sa më shumë fëmijë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

30 efektivë të forcave ushtarake të Shqipërisë u nisën drejt Afganistanit në nje mision paqëruajtës. I teti ky që Shqipëria merr pjesë si vend anëtar i NATO-s. Ceremonia e përcjelljes u zhvillua në batalionin e këmbësorisë së Vau Dejësit, ku drejtues të Ministrisë deklaruan se kanë vendosur të shtojnë numrin e efektivëve të ushtrisë tonë në misionet paqëruajtëse.

Petro Koçi e ka shfrytëzuar këtë ceremoni në Vau Dejes, për të përcjellë edhe nje mesazh që ka të bëjë me shtimin e popullsisë, pavarësisht se shume vite më parë propagandohej me të madhe planifikimi familjar.

Petro Koçi: U bëj thirrje shqiptarëve të bëni sa më shumë fëmijë sepse kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tjeter-mision-ne-afganistan-thirrja-e-petro-kocit-shqiptare-beni-sa-me-shume-femije