Kosova - KFOR - (19 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Nato kishte parashikuar operacione të gjata dimërore në Kosovë, është ky deklarimi i ish-kreut të KFOR, gjenerali Xhekson në një intervistë që pret të botohet në një revistë të Natos. Duke ju referuar ngjarjeve, gjenerali Xhekson përmend ditën e 12 qershorit të vitit ?99. Ai tregoi për dislokimin e shpejtë të 40 mijë ushtarakeve të Natos të ardhur nga vende të ndryshme në Kosovë. Çdo rrugë zgjidhje dialogu thotë gjenerali Xhekson, në pranverë dukej e pamundur dhe ne u pergatitëm për operacione dimërore, por për fat të mirë presidenti Finlandez Marti Ahtisari i derguari i BE-së dhe rusi Cernomërdi bën përpjekjet e tyre diplomatike për ndërprerjen e sulmeve serbe. Pas një rezolute të këshillit të sigurimit të OKB-së dhe bisedimeve në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës, mes delegacioneve të Serbisë e Natos, gjenerali Xhekson mundi të dërgoj mëngjesin e 12 qershorit njësitë e para të KFOR-it./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Category

📺
TV

Recommended