Album për Mid’hat Frashërin- U përgatit nga instituti Lumo Skëndo

  • 5 years ago
Instituti Lumo Skëndo, ashtu sikurse e premtoi që nga botimi I vëllimit të fundit të veprës së Mid?hat Frashërit rreh një muaj në parë, tashme lexuesi do të ketë në dore Albumin Historik të Mid?hat Abdyl Frashërit, intelektualit poliedrik me njëprodhimtari të dobishte në gjuhën shqipe dhe të huaj.


?Në prag të përvjetorit të Kongresit të Manastirit, përvjetori i alfabetit të shqipes, kryetar i të cilit ka qenë Mid?hat Frashëri, Instituti Lumo Skëndo, ka vite që punon për një album historik për Frashërllinjtë, apo ndryshe jetën dhe veprën e Mid?hat Frashërit ndryshe Lumo Skëndo?, u shpreh Uran Butka.

Fotografitë janë mbledhur nga arkiva në të gjitha vendet e botës që Mid?hat Frashëri ka ushtruar aktiviteitin e tij në mbrojtje të cëshjtes shqiptare. Aty e njohim që nga origjina e familjes, telk djaloshi gjenial, e pastaj veprat e para, udhëtimet në kryeqytet kryesore ecropiane e deri tek përkthimet, ndarja nga jeta e sjellja në Shqipëri e eshtrave të tij.

?Jo vetëm këto fotografi janë të panjohura, por këto dhe ngjarjet ilustoriohen nga Mid?hat Frashëri. Midhat Frashëri ilustron Mid?hat Frashërin. Kjo është risia, është i pari album i këtij lloji?, vazhdon Butka.

Në këto fotografi ai është i shoqëruar nga personalitete të tjera të kohës.

?Jo vetëm fotografitë e thjeshtë, por edhe të panjohura më parë të personaliteteve me të cilët k abashkëpunaur.Luigj Bumci, Mihal Grameno, Jani Vreto, Fan Noli, Ahmet Zogu, Ismail Qemali, Isuf Vrioni, edhe figura të tjera që kanë ndihmuar në cështjen shqiptare?, vijoi Butka.

Instituti ?Lumo Skëndo? është duke punuar për botimin e korenspondencës së plotë të Mid?hat Frashërit.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH