BOOM një përgjigje për Drejtorin dhe fakte të tjera nga Instituti “Ramazan Kabashi”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas denoncimit të një dite më parë të kushteve aspak optimale në të cilat jetojnë nxënësit në Institutin shtetëror të fëmijëve që nuk shikojnë, në adresë të emisionit BOOM dhe të disa institucioneve të tjera përfshirë Ministrinë e Arsimit, Drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zyrën e Avokatit të Popullit, ka ardhur një reagim ditën e sotme nga Instituti ?Ramazan Kabashi? ku thuhet se ka reaguar kolektivi mësues dhe personeli i shërbimit.

Redaksia e emisionit BOOM ka një përgjigje për peticionin e Institutit te nxënësve që nuk shikojnë ?Ramazan Kabashi?.

Së pari, stafi i emisionit BOOM do të dëshironte shumë që në këtë reagim të ishin edhe fëmijët, sepse i gjithë investimi ynë njerëzor dhe material ishte për ata fëmijë.

Së dyti, gazetarët e emisionit BOOM nuk mashtrojnë, por duke ditur hermetizimin që ekziston në atë institucion, janë detyruar të maskohen, por jo të mashtrojnë. Eshtë pjesë e punës së tyre për të nxjerrë të vërtetat, ashtu si është pjesë e punës së institucionit të sigurojë kushtet minimale për fëmijët.

Së treti, pamjet dhe përshkrimet me gojë nuk i ka shpikur BOOM, janë filmuar në institutin tuaj, dhe fjalët kanë dalë nga disa prej atyre që ndoshta mund të kenë hedhur firmën në këtë reagim. BOOM disponon edhe pamjet reale të pambuluara, mund edhe t?i verifikojë një për një. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për atë që Instituti e quan studente vullnetare. Sa për plotësim, meqë nuk paskeni arritur të informoheni tamam, përpara kësaj studenteje ka qenë edhe një tjetër. Pra janë tre gazetarë të angazhuar. Dhe patjetër që pyetjet do bëhen ato që i interesojnë publikut dhe jo ato që ju interesojnë juve.

Së katërti: Ju thoni është thyer, hapur karta e konfidencialitetit që është në fuqi në rregulloren e brendshme. Çfarë është kjo kartë? BOOM do ti drejtohet tani institucioneve më të larta të këtij vendi, që të mësojë se çfarë qenka kjo deklaratë konfidencialiteti: çfarë mbani fshehur ju? Çfarë nuk duhet të mësojnë të tjerët nga një institucion publik? Dhe në fund fare ajo deklaratë është për stafin tuaj dhe jo për stafin e BOOM që ka marrëdhënie vetëm me publikun dhe të vërtetën.

Së pesti: Gazetarët e BOOM kanë paraqitur vetëm faktet. Nëse ju keni fakte të tjera të ndryshme, mirë do ishte t?i kishit paraqitur bashkëlidhur me reagimin dhe përkrah firmave që nuk është aspak e vështirë t?i mbledhësh.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-nje-pergjigje-drejtorin-dhe-fakte-te-tjera-nga-instituti-ramazan-kabashi