Vritet krimineli i luftës, Arkani - (16 Janar 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Është vrarë dje pasdite në hotel ?Inter Continental?në Beograd Arkani. Njeriu i djathtë i Sllobodan Millosheviçit. Njeriu i akuzuar nga Gjykata e Hages per krime lufte ne Kroaci dhe Bosnje, por i njohur edhe per terrorin e tij ne Kosove. Arkan qellohet me armë ne hollin e hotel ?Inter Continental?në Beogradit. Me një breshëri plumbash Arkani është qëlluar në syrin e majtë dhe menjëherë është nisur për në spital, por vetëm pak sekonda pas goditjes ai ka vdekur. Sipas një prej truprojave të tij Arkani i veshur me anti plumb është qëlluar 3 herë në kokë, nga një person i maskuar i cili nuk është kapur ende nga policia serbe. Veç Arkanit kanë mbetur të vdekur dy burra dhe plagoset një femër, si dhe një prej truprojave të tij. Arkani 47-vjeç ka udhëhequr njësitë paraushtarake të quajtur ?Tigrat e zinj?. Të cilat kanë marrë pjesë si në luftën e Kroacisë, Bosnjes dhe të Kosovës. Mbi këtë person rëndonin akuzat e vrasjeve, përdhunimeve dhe masakrave në luftë. Në vitin 1997 ai u paditë nga gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit. Gjithashtu Arkan kerkohej edhe nga interpoli per nje ser grabitjesh bankash ne vendet e Europës Perëndimore. Njëri nga versionet është që të jetë zhdukur nga vetë njerëzit e Millosheviç, pasi Arkan ishte njeriu që dinte shumë të vërteta kompromentuese për Millosheviç. Por nuk mohohet që ai të jetë viktimë e shërbimeve sekrete. Ndërkohë burime të ndryshme bëjnë të ditur se vdekjen e Arkanit e kanë festuar qindra shqiptarë të Kosovës./tvklan.al