Shpallet në kërkim Agim Kajmaku! Urdhër arresti, firmosi si kryebashkiak edhe pas shkarkimit

  • 5 years ago
Agim Kajmaku gjendet jo vetëm në listën e kryebashkiakëve më jetëshkurtër në detyrë, por tashmë gjendet edhe në listen e të kërkuarve.


Siç thuhet zyrtarisht nga prokuroria e kryeqytetit, ndaj tij prokurori Kol Hysenaj siguroi nga gjykata një masë sigurimi personal, arrest me burg në mungesë. Por pavarësisht sekretit të madh me të cilin gjykata ka shpallur arrestin në mungesë, Kajmaku ishte larguar dhe arrestimi i tij nuk u bë i mundur. Avokati i ish-kryebashkiakut Isuf Shehu u paraqit për të marrë aktet e hetimit, por pa rezultat.

Prokuroria thotë në rrugë zyrtare se Kajmaku kërkohet në lidhje me hetimin e nisur ndaj tij jo vetëm për falsifikim të formularëve, denoncuar së pari nga opozita që ngriti zërin gjatë verës dhe tregoi që Agim Kajmaku kishte qenë i dënuar në Greqi. Por ai nuk e kishte raportuar këtë fakt në formularët e dekriminalizimit, por nga ana tjetër prokuroria pohon se ai është nën hetim edhe për ushtrim të funksioneve pas dhënies fund të detyrës duke qenë se ka shkarkuar dy nënkryetarë te bashkisë pikërisht ditën kur komisioni qëndror i zgjedhjeve i ndërpreu unanimisht mandatin si edhe ka shpërdoruar detyrën. Vendimi për arrestimin e Kajmakut është shpallur nga gjykata dhe ky urdhër ndalimi i është dorëzuar policisë së Tiranës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH