RTV Ora - PD: Agim Kajmaku ka qenë i arrestuar në Greqi, Prokuroria ta verifikojë

  • 5 years ago
#rtvora

Pas Valdrin Pjetrit në Shkodër, Partia Demokratike ka ngritur dyshime dhe për nëj tjetër kryebashkiak të votuar në 30 qershor. Përmes një shkrese të firmosur nga 500 persona me të drejtë vote sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Gazmend Bardhi, kërkoi nga prokuroria nisjen e hetimeve për Agim Kajmakun të votuar në Vorë, duke ngritur dyshime se preket nga ligji i dekriminalizimit. Në material shkruhet se Kajmaku i është përgjigjur me jo pyetjes nëse ka qenë i dënuar

?Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke. Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 ? 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë?

Për të bërë të mundur nisjen e hetimeve, kërkesa për nisjen e verifikimeve është dorëzuar së prokurori me 500 firma qytetarësh.

?Nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Konkretisht, qëllimi i ligjit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve të zgjedhura shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to të personave, të cilët janë dënuar pë
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-agim-kajmaku-ka-qene-i-arrestuar-ne-greqi-prokuroria-ta-verifikoje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended