PS voton për delegatët më 16 Nëntor/ Bushati për Report Tv: Do kemi 4 forma zgjedhjesh

  • 5 years ago
TIRANË- Nga Parku Olimpik, Partia Socialiste ka organizuar takimin 'Ti Zgjedh' me strukturat e saj në të gjithë vendin për tu përgatitur për zgjedhje të delegatëve të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor. Në këtë takim edhe pse pritej që kryeministri Rama të ishte i pranishëm, ai mungoi. Në lidhje me këtë mosprani të tij, ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama i cili ka zgjedhur ta komentojë me një batutë.

" Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s?dal ca ditë çfarë ka që s?del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava" shkruan ndër të tjera Rama.

Fjalën hapëse e ka mbajtur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë dhe se në 6 vite kanë patur vështirësi por kjo do të thotë se PS nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë.