Rama voton për delegatët e kongresit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Socialistet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës e Kukësit janë thirrur këtë të shtune për te votuar delegatet ne kongresin e 19 marsit. Pasi ka hedhur votën per 3 delegatet qe do te përfaqësojnë zonen administrative te Dajtit, kryetari i PS Edi Rama ka vene ne dukje elementin demokratik brenda ps me 5 mije procese zgjedhore me vote te fshehte te realizuar gjate javëve te fundit.

?Janë procese zgjedhore që bëjnë qartësisht diferencën mes Partisë Socialiste dhe të tjerëve dhe ndërkohë, janë procese zgjedhore që kanë përfshirë një numër të jashtëzakonshëm zgjedhësish dhe zgjedhësesh në një moment transformimi të Partisë Socialiste.

Unë jam krenar për Partinë Socialiste dhe shfrytëzoj rastin që t?iu bëj thirrje të gjithë atyre që duan të shikojnë një orë e më parë rezultatet e reformave tona që t?i bashkohen Partisë Socialiste, sepse është e vetmja fuqi që siguron e ecjen e Shqipërisë në drejtimin e duhur.?

Ndërkaq nga selia e PS, koordinatori per Tiranën e Durrësin, Saimir Tahiri, ka sqaruar edhe rendesine e procesit ne prag te mbajtjes se kongresit. Prej 3 javësh Partia Socialiste eshte përfshire ne procesin e zgjedhjeve sipas parimit ?nje anëtar, nje votë? per delegatet e kongresit te 19 marsit.